Për neve

I pozicionuar mirë dhe në zemër të regjionit bujqësor, Polimark është prodhuesi më i madh i kondimenteve në regjion.

Polimark u themelua në vitin 1989, kurse prodhimi i brendit tonë të parë, keçapit, ka filluar në vitin 1992. Që atëherë, Polimark ka zgjeruar asortimentin e vet në majonezë, senf, margarinë, domate të ziera, domate të konzervuara, salca dhe dresingje dhe erëza universale.

Polimark është kompania e parë në Serbi e cila ka aplikuar standardet e kualitetit  ISO 9001:2000 është certifikuar dhe ka implementuar standardin HACCP. Gjithashtu kemi implementuar edhe standardet IFS dhe BRC. Kontrolli mikrobiologjik dhe kimik i prodhimeve në të gjitha fazat e prodhimit si dhe bashkëpunimi me institucionet shkencore, bashkë me standardet e përmendura, mundësojnë, kurse Polimark garanton kualitetin e përhershëm dhe freskinë e prodhimeve gjatë afatit të kohëzgjatjes.

 

Keçapi i Polimarkut momentalisht zë 60% të tregut serb, majonezi 32%, senfi 26%, domatet e ziera 38%, erëzat universale 10% dhe margarina 3%. Prodhimet tona i eksportojmë në vendet e ish Jugosllavisë (Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi), Shqipëri, Greqi dhe Kanada. Në vitin 2012 eksporti ka përbërë 46% të shitjes së përgjithshme.

Sot jemi të organizuar si Polimark grupi me dhjetë kompani anëtare:

Polimark d.o.o. Kompani anëtare e cila kryesisht ofron përkrahje biznesi kompanive tjera anëtare dhe gjithashtu është edhe pronare e brendeve Polimark
PFI d.o.o. Kompani anëtare me veprimtari themelore të prodhimtarisë së prodhimeve ushqimore
Polimark Brands d.o.o. Kompania anëtare me veprimtari themelore të tregëtisë së Polimark brendeve
Omnico distribucija d.o.o. Kompania anëtare me veprimtari themelore të distribuimit të prodhimeve ushqimore

PackSol d.o.o. Kompania anëtare me veprimtari themelore të prodhimeve  PET dhe PP ambalazhit

HBT Logistika d.o.o. Kompania anëtare me veprimtari themelore të ofrimit të shërbimeve logjistike

Polimark Trade d.o.o. Kompania anëtare me veprimtari themelore të tregëtisë me repromateriale

Polifin d.o.o. Kompania anëtare me veprimtari themelore të përkrahjes financiare të kompanive anëtare

Tech Master d.o.o. Kompania anëtare me veprimtari themelore të përkrahjes teknike

Polimark Foods s.r.l. Kompania anëtare me veprimtari themelore të plasimit të prodhimeve të Polimarkut në tregun rumun

Polimark grupi synon që vazhdimisht të avancojë cilësinë e prodhimeve të veta dhe shërbimeve përmes instalimit të pajisjes më moderne, sigurimin e repromaterialeve më kualitative duke u përkujdesur për nevojat dhe kërkesat e sigurisë së ushqimit, dhe natyrisht punësimin e kuadrove me arsimim të lartë.